Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një prononcim për TV Arbëria, ka folur rreth lëvizjes së lirshme nga qytetarët e Republikës së Kosovës në liqenin e Ujmanit.
Ai potencon se ky liqen është pjesë e territorit të Kosovës, duke shtuar se pa ujin e ujëmbledhësit të Ujmanit gjysma e Kosovës mbetet pa produkte bujqësore, energjitika e Kosovës, rezervat e ujit.
“Liqeni i Ujmanit është pjesë e territorit të Kosovës. Pa ujin e ujëmbledhësit të Ujmanit gjysma e Kosovës mbetet pa produkte bujqësore, energjitika e Kosovës, rezervat e ujit edhe në ujëmbledhësat tjerë kanë varësi nga liqeni i Ujmanit. Një pjesë e tij është edhe në territorin e Serbisë. Një kohë të gjatë liqenin e kanë siguruar ushtarët Britanez”, deklaroi ai.
Tutje, Haliti menodn se liqeni i Ujmanit nuk është bërë për tu freskuar por për ta furnizuar Kosovën me ujë.
“Mendoj që liqeni nuk është bërë për tu freskuar por për ta furnizuar Kosovën me ujë”, tha ai.
Ajo që nuk i pëlqen deputetit të PDK-së janë raportimi i mediave të cilat i kushtojnë rëndësi segregacionit, duke thënë se në liqenin e Ujmanit duhet të freskohen të gjithë pa përjashtim.
“Mendoj që nëse lejohet të freskohen qytetarët në vapën që po mbretëron krejt është në rregull. Ajo që s’më pelqen është që mediat po i kushtojnë rëndësi segregacionit. Aty duhet të freskoken të gjithë pa përjashtim“, deklaroi Haliti për TV Arbëria.