Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Serwer me mesazh për politikanët: Filloni punën, formojeni Qeverinë

Serwer me mesazh për politikanët: Filloni punën, formojeni Qeverinë

Profesori amerikan Daniel Serwer ka folur për çështjet politike në Kosovë si dhe bllokadën institucionale.

Serwer deklaroi se Kosova ka pasur një vit jo të mirë, duke iu referuar moszgjedhjes së presidentit.

Ai, ka thënë se beson që kësaj here do të formohen institucionet, duke shtuar se kompromiset do të jenë të nevojshme.

Serwer tha se vet fakti që Kosova është sistem parlamentar dhe presidenti zgjedhet nga Parlamenti sipas tij përbën vështirësi në formim të institucioneve dhe se për këtë duhet bërë kompromise.

“E dini, sistemet parlamentare kanë momente të tilla dhe ju keni pasur shumë prej tyre gjatë vitit të fundit. Kjo ka qenë për të ardhur keq. Sinqerisht, mendoj se nuk ka qenë një vit i mirë për Kosovën. Është e vështirë të përcillet një imazh i stabilitetit të institucioneve dhe i qëndrueshmërisë së tyre kur nuk arrini të formoni një qeveri, kur nuk mund të zgjidhni presidentin. Prandaj, shpresoj shumë që këtë herë do të keni sukses. Kompromiset do të jenë të nevojshme. Njerëzit do të duhet të qeverisin së bashku, ndoshta pak më shumë se në të kaluarën, por kjo është e realizueshme dhe shpresoj që të bëhet”, tha Serwer për EO.

Ai tha se probleme të tilla ka edhe në vende tjera të cilat udhëheqin me sistem institucional.

“Problemi kryesor është i natyrshëm në vetë sistemin institucional. Siç e dini, është një sistem parlamentar, ku presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, por nga parlamenti, ndërsa qeveria duhet të miratohet nga parlamenti. Për këtë ju keni shumë më tepër përvojë se unë, edhe vende të tjera me sisteme parlamentare kanë probleme të mëdha. Kjo nuk është diçka e pazakontë në sistemet parlamentare, por nuk ka qenë e mirë për Kosovën dhe tre palë zgjedhje kanë sjellë këtë situatë”, tha Serwer.

Ai tha se duhet të punohet që të formohet Qeveria dhe se tjerat detaje do t’i diskutojë prapë.