Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Serwer: Lista Serbe, parti politike që nuk e pranon Kushtetutën e Kosovës dhe vepron si agjent i një fuqie të huaj

Serwer: Lista Serbe, parti politike që nuk e pranon Kushtetutën e Kosovës dhe vepron si agjent i një fuqie të huaj

Eksperti amerikan Daniel Serwer ka deklaruar se Lista Serbe nuk e pranon Kushtetutën e Kosovës dhe vepron si agjent i një fuqie të huaj, duke e cilësuar këtë si problem për çdo vend demokratik.

I pyetur për qasjen e VV-së, Serwer tha se Kryeministri Albin Kurti nuk ka gjetur ende një zgjidhje, por ka qenë i suksesshëm në konsolidimin e pozitës së tij politike përmes përballjes me Listën Serbe.

Ai shtoi se Serbia ndikon drejtpërdrejt në proceset zgjedhore përmes presionit dhe frikësimit të votuesve serbë.

“Lista Serbe është një parti politike që nuk e pranon Kushtetutën e Kosovës dhe vepron si agjent i një fuqie të huaj. Nënkryetari i saj, sipas pranimit të tij, ka organizuar një sulm terrorist brenda Kosovës. Serbia përdor shërbimet e saj të sigurisë dhe patronazhin shtetëror për të frikësuar votuesit dhe për të siguruar që Lista të fitojë pothuajse të gjitha zgjedhjet ku merr pjesë”, tha Serwer,