Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sërish eskalime nga kampi i Kurtit, analist Kraku: Jam edhe nana e analizës

Sërish eskalime nga kampi i Kurtit, analist Kraku: Jam edhe nana e analizës

Ligjëruesi i politikave të BE’së në Paris dhe mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje , Nezir Kraki, dje nxiti reagime pasi e ka quajtur veten “baba” në një debat.

“Unë jam baba për analiza me të kallxu drejt, jam qeky verzion origjinal“, ishte shprehur ai.

Por, Kraki si duket nuk i ka rënë pishman për deklaratën e tij. Ai edhe sot ka eskaluar tashmë duke e cilësuar veten si “nana”

“Gjatë një intervistë kam thënë që jam baba, dua të kërkoj ndjesë se jam edhe nana. I kam 10 vite që shkruaj për ndodhitë politike. Këto vite nuk e kam ndryshuar asnjëherë qëndrimin, jam origjinal. Nuk është zor me kanë baba i analizave. Jam totalisht i lirë”, tha ai.