Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Sergio Rico lirohet nga spitali

Sergio Rico lirohet nga spitali

Portieri i Paris Saint-Germain, Sergio Rico është liruar sot nga spitali i Sevillas, Virgen del Rocio.

Rico pësoi një lëndim kërcënues për jetën, pas një incidenti të rëndë duke kalëruar në Sevilla më 28 maj, incident ky i cili e la në koma për disa javë.

Lajmi për lirimin nga spitali i portierit spanjoll vjen 82 ditë pasi që ndodhi incidenti.

Një muaj pasi që ndodhi incidenti, gruaja e Ricos, Alba Silva njoftoi se burri i saj kishte rigjetur vetëdijen, aftësinë e tij për të komunikuar dhe pjesë të kujtesës së tij. Muajin pasues, Rico u lirua nga njësia e kujdesit intensiv të spitalit.

“Le Parisien” raporton se Rico do t’i nënshtrohej një operacioni për të riparuar një aneurizëm përpara se të lirohej nga spitali. Gazeta franceze bëri të ditur se procedura ishte e nevojshme për t’i dhënë Ricos një shans për të rifilluar karrierën e tij të portierit në nivelin më të lartë.

Tashmë duket se operacioni ka shkuar ashtu siç pritej me Silvan që ka bërë të ditur se spanjolli do të lirohet sot.

“Nata e fundit në spital. Më në fund, ne jemi të lirë edhe pse nuk do ta besoj derisa të arrijmë te pragu i derës”, postoi gruaja e Rico në “Instagram” të enjten mbrëma.

Mbetet për t’u parë nëse Rico do të kthehet në kryeqytetin francez dhe do t’i bashkohet skuadrës së PSG-së.

/TV Arbëria

Powered by WordPress