Sevilla është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas humbjes që pësoi 2-1 në udhëtim te Lens.
Por këtë ndeshje Sergio Ramos do ta mbajë gjatë në mendjen e tij, pasi ka arritur të thyej një rekord të madh në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.
Qendërmbrojtësi spanjoll shënoi me një penallti të ekzekutuar me ‘Panenka’ në këtë sfidë golin e vetëm të skuadrës së tij dhe u bë mbrojtësi me më shumë gola në historinë e Ligës së Kampioneve.
Rekordi i mëparshëm ndahej mes tij, Gerard Piques dhe Roberto Carlosit me nga 16 gola, derisa tani Ramos është i vetëm në krye me 17 gola të realizuar në ‘Champions’.
Ky ishte goli i 138 në karrierë në ndeshje zyrtare për Sergio Ramos, një shifër e pabesueshme duke pasur parasysh që ai është qendërmbrojtës.
Spanjolli konfirmohet si thuajse i pagabueshëm në gjuajtjet e penalltive, teksa ka realizuar 28 nga 30 të fundit që ka gjuajtur.
Ndërkohë, ka gabuar vetëm një herë nga 12 penalltitë që i ka ekzekutuar në stilin ‘Panenka’. /Telegrafi/
Sergio Ramos has now scored more Champions League goals than any other defender in the competition’s history (17).#UCL royalty. 👑 pic.twitter.com/UDmbTrWoRu
— Squawka (@Squawka) December 12, 2023