Trupat e operacioneve speciale të ushtrisë kineze dhe asaj serbe do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “Peace Guardian 2025”, në provincën Hebei në veri të Kinës, gjatë gjysmës së dytë të korrikut, bëri të ditur kolonel i lartë Jiang Bin, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës, të hënën në një konferencë për media.
“Kjo do të jetë stërvitja e parë e përbashkët ndërmjet ushtrive kineze dhe serbe. Ajo do të ndihmojë në forcimin e aftësive luftarake të trupave pjesëmarrëse dhe në thellimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive,” deklaroi ai./kp