Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Serbia nuk ia lejon vizitën ministrit Sveçla në Luginë

Serbia nuk ia lejon vizitën ministrit Sveçla në Luginë

Autoritetet e Serbisë nuk ia kanë lejuar vizitën ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e cila ishte paraparë që të realizohej sot në Luginë të Preshevës me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën kryetari i këtij këshilli, Nevzat Lutfiu.

Sveçla kishte në agjendë vizitat në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si dhe  takime me përfaqësues të Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe zyrtarë të pushtetit lokal atje.