Ilaçi diklofen 50 miligram është tërhequr nga tregu, sipas mediumit B92
Ndërkohë, Fondi Republikan për Sigurime Shëndetësore (RFZO) në Serbi, ka njoftuar se vendimi për tërheqjen është marrë nga Galenika, fabrika për prodhimin e barnave, për shkak të rezultateve të papërshtatshme në testimin e nivelit të pastërtisë.
Për çka shërben ilaçi diklofen?
Diklofen është një ilaç që përdoret për të trajtuar dhimbjet dhe inflamacionet. Ai është një antiinflamator jo-steroidal (AINS) dhe përdoret për kushtet si:
Dhimbjet e muskujve dhe artikujve
Artriti, përfshirë osteoartritin dhe artritin reumatoid
Dhimbjet menstruale
Dhimbjet e kokës dhe migrenën
Dhimbjet pas operacioneve ose lëndimeve
Diklofen ndihmon në uljen e inflamacionit dhe reduktimin e dhimbjeve duke penguar prodhimin e substancave kimike në trup që shkaktojnë inflamacion dhe dhimbje.
Në anën tjetër, sipas disa të dhënave që ka publikuar mediumi Albanin Post, Kosova ka importuar nga Serbia vetëm këto dy vite barna deri në 8 milionë euro. Mbetet te shihet se i njëjti ilaç a ekziston në tregun e Kosovës, deri sa është ndaluar përdorimi i tij në vendin e origjinës.