Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Serbia mbështetet nga BE-ja për masat e saj, ndërsa Kosovës nuk i bëjnë përshtypje

Serbia mbështetet nga BE-ja për masat e saj, ndërsa Kosovës nuk i bëjnë përshtypje

Përderisa Serbia po vazhdon të marrë mbështetje nga Perëndimi, Kosova ende ndodhet nën presionin e vazhdueshëm ndërkombëtar dhe nën masa, shkruan TV Arbëria.

Së fundmi Serbia ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Francën për blerjen e avionëve luftarakë ‘Rafale’, kjo marrëveshje u bë e ditur me vizitën e Presidenti francez, Emmanuel Macron, në Beograd, ku gjatë vizitës Macron deklaroi se Serbia e ka vendin ne Bashkimin Evropian.

Menjëherë pas kësaj u bë e ditur edhe për një bashkëpunim tjetër të Serbisë, atë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është fjala për marrëveshje bashkëpunimi strategjik në fushën e energjisë, e që pritet të nënshkruhet së shpejti siç është paralajmëruar.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, në një konferencë më 13 shtator Presidenti i Serbisë kumtoi disa kërkesa ndaj Kosovës, në këtë konferencë bënte pjesë edhe deklarata mosnjohëse e Vuçiqit ndaj Kosovës: “Ne nuk morëm një vendim për okupimin dhe do të shpjegoj pse. Ekspertët tanë ligjorë ishin kundër tij. Ata nuk e kanë statusin e një force të armatosur ligjore. Kështu që ne nuk duhet t’u japim atyre statusin e një force të armatosur ligjore. Kjo është arsyeja e parë dhe kryesore pse nuk do t’u japim ligjshmëri, sepse nuk e kanë. Nuk ka legalizim apo legjitimim, prandaj nuk ka vendim për okupim. Kjo është arsyeja kryesore”, deklaroi Vuçiq gjatë konferencës.

Pra kjo deklaratë nënkuptonte mosnjohje të forcave të Kosovës.

Në këtë paraqitje të presidentit të Serbisë, u paraqiten edhe disa kërkesa të tjera ndaj Kosovës, njëra ndër to edhe shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës.
Kërkesat e Vuçiq-it:

Shpallja dhe mbajtja e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga “bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme” në veriun e Kosovës.

Tërheqja e Policisë nga të gjitha institucionet “të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët”.

Kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore.

Zbatimi i menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë” të arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe kryerja e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinarë.

Këto kërkesa të Serbisë ndaj Kosovës u mirpritën nga faktorët ndërkombëtarë, konkretisht nga Bashkimi Evropian.

Një një përgjigje për REL, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha, “Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiq për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”.

Pozita e Kosovës?

Në kohën kur jemi duke folur për marrëveshjet e lartcekura të Serbisë dhe përkrahjen nga ndërkombëtarët, Kosova ndodhet nën një rrezik, ku mund të përjashtohet nga nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA), kjo mund të ndodhë nëse Kosova nuk largon masat e sigurisë për mallrat nga Serbia. Poashtu nga Procesi i Berlinit.

Lidhur me këtë ka pasur edhe disa deklarata, kjo më e fundit nga Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, e cila deklaron se nëse ndodhë ky përjashtim rrezikon të dështojë Procesi i Berlinit.

“Bllokimi i organizatës rajonale CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal”, ka deklaruar Anna Luhrmann.

Ndërkohë, për dallim nga diplomatët ndërkombëtarët kemi edhe deklarata që përkrahin veprimet e Kosovës në veri të vendit.

Profesori amerikan i John Hopkins, Danier Serëer ka deklaruar se Uashingtoni duhet t’i japë fund përkëdheljes së Serbisë, dhe të mbështesë përpjekjet e Prishtinës për qeverisje në veri.
Ndërsa kreu i shtetit, Albin Kurti nuk ka zgjedhur të deklarohet për shtatë kërkesat e Serbisë.

Në anën tjetër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, nuk i kanë bërë përshtypje deklaratat apo kërkesat e Serbisë ndaj Kosovës.

“Tash Vuçiqi po tenton t’i ruaj ato, me i ruajt ato që nuk i ka më edhe faktikisht po kërcënon Republikën e Kosovës përmes konferencës së tij për shtyp, mirëpo ky është një kërcenim i cili me thënë të drejtën nuk na bën shumë përshtypje. Ne nuk frikësohemi, nuk shqetësohemi sepse në atë pjesë të vendit janë institucionet e Kosovës, janë institucionet e sigurisë, janë institucionet politike, janë komunat që funksionojnë edhe është shansa e humbur e qytetarëve që kanë mendime të tjera për me marr pjesë në procesin politik edhe me dashtë me qenë bashkëpjesëmarrës në procesin politik. Pas kësaj që ka ndodhur, vendi e ka marrë një drejtim të ri”, ka deklaruar Konjufca. /TV Arbëria

Powered by WordPress