Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Serbia dëbon rusen që ishte kundër luftës, reagim ndërkombëtar kërkon Stradner

Serbia dëbon rusen që ishte kundër luftës, reagim ndërkombëtar kërkon Stradner

Analistja amerikane, Ivana Stradner ka reaguar pasi Serbia ka dëbuar nga vendi një shtetase ruse pasi e njëjta ishte shprehur kundër luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

Ajo ka apeluar bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë karshi kësaj situate, veçmas.

Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të UrgjencësDeri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-itKjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për juArion publikon këngën e re të titulluar “Loyalty”​KFOR-i në patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

“Serbia ka dëbuar një shtetase ruse sepse ka nënshkruar një deklaratë kundër luftës! Ku janë tani diplomatët perëndimorë që avokojnë që Vuçiq të thotë diçka? Në dhjetor, thirra miqtë e mi në Serbi dhe u thashë të largoheshin nga vendi pasi gjërat vetëm do të përkeqësohen”, ka shkruar ajo në X.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe avokati Çedomir Stojkoviq, i cili ka thënë se ka biseduar me rusen e dëbuar nga Serbia, Lena Koposova.

“Sapo fola me rusen Lena Koposova, të cilën Serbia po e dëbon sepse nënshkroi një deklaratë në Serbi kundër luftës, në shkurt të vitit 2022, kundër agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Prandaj në vitin 2024 u shpall si ‘kërcënim për sigurinë kombëtare’”, ka shkruar ai në X.

 


 

 

 

 

Themes by WordPress