Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Serbët vijojnë konvertimin e patentë shoferëve në “RKS”

Serbët vijojnë konvertimin e patentë shoferëve në “RKS”

Edhe sot ka vijuar procesi për konvertimin e patentë shoferëve, nga ilegal serbë, në “RKS”.

Gjatë ditës, nëpër qytete të Kosovës janë parashtruar 158 kërkesa për konvertim.

Sipas zëvendësdrejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, nga hapja e afatit e deri më sot, janë parashtruar gjithsej 3 mijë e 502 kërkesa.

Afati për konvertimin e patentë shoferëve nga ilegal serbë në “RKS” është hapur qysh më 9 maj dhe do të zgjasë deri më 9 gusht.