Edhe një barrikadë tjetër e përbërë prej dy kamionëve të mbushur me zhavorr është vendosur sot rreth orës 8:00 të mëngjesit në rrugën magjistrale Mitrovicë – Zveçan, pak përtej vendit të quajtur “Kërshi i Dudës”.
Serbët përmes kësaj barrikade kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve për në Zveçan, që deri dje ishte i mundur.
KosovaPress raporton se vërehet numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në të gjitha pikat ku kanë qenë të vendosura deri tash, ndërsa edhe automjetet e KFOR-it kanë shtuar lëvizjet e tyre në këto zona. /TV Arbëria