Pas lëshimit të urdhërarrestit nga Serbia ndaj policit Dylot Ibrahimi, janë shtuar reagimet dhe provokimet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Sipas raportimeve të “Ditorit”, polici mitrovicas Arbër Brahimi, pjesëtar i Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), është bërë objekt i komenteve kërcënuese në gjuhën serbe, ku bëhen thirrje të drejtpërdrejta për eliminimin e tij.
Lidhur me këto kërcënime serioze, është njoftuar se autoritetet kanë hapur një rast në Polici dhe janë duke ndërmarrë veprimet përkatëse hetimore.
