Ilda Zhulali, Drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, PD, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po përpiqet të fitojë pikë politikisht në lidhje me qëndrimet që lidhen me Serbinë.
“Lëvizjet e zt.Kurti më shumë se për të fituar pozitat e tij të brendshme politikisht veçanërisht në kontekstin ku ne jemi, është rritur niveli i paparashikueshmërisë. Po paralajmërohemi çdo ditë e më shumë se konflikti mund të vijë në Ballkan. Qeveria e Kosovës paralajmëroi para një viti se Serbia nuk po bën shaka, po nxit vatra të reja konflikti në Ballkan dhe e pamë një tentativë në Banjskë.
Sot këtë alarm e ngre NATO. Ka dalë dy herë gjenerali i NATO-s për të folur për një vatër të re konflikti në Ballkan. Sot po flasim për përforcim të trupave të KFOR-it.
Serbët kërkojnë me doemos të qeverisin veçmas prej Prishtinës dhe të krijojnë Republikën Srbska dhe bashkërisht të krijojnë botën serbe që ta krijojnë në një moment oportum. Kurti po bën një ekspozim të asaj që po ndodh në Kosovë. Asociacioni do të arrijë në një far mënyre status-quo-n që ekziston sot. Serbët e Kosovës nuk qeverisen nga Prishtina”, tha ajo.