Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin...

Gjermania “ngrin” eksportet e armëve drejt Izraelit

Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve...

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Serbët më mbanin, shqiptarët më sillnin”, ish i burgosuri politik rrëfen për torturat e Asllan Sllamnikut

Extra AL PVC

Fehmi Berisha, ish i burgosur politik dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ka treguar për torturat që ka përjetuar në duart e Asllan Sllamnikut, pjesëtarit famëkeq të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit të njohur si UDB-a.

Në një intervistë për “Debat Plus”, Berisha rrëfen dhunën brutale dhe torturat e vazhdueshme që i janë shkaktuar nga Sllamniku dhe ndihmësit e tij.

Berisha kujton se gjatë hetimeve në Prishtinë, dy hetues të tjerë të UDB-së, Shaban Zeqiraj dhe Sabah Muhaxheri, nuk e kishin torturuar. Megjithatë, kur hetimet kaluan në duart e Asllan Sllamnikut, filloi një periudhë torturash dhe dhune intensive ndaj tij.

Berisha tregon se si serbët e mbanin të lidhur për karrige, ndërsa shqiptarët e goditnin me shkop të drurit dhe mjete të tjera të rënda.

Torturat përveç të tjerash përfshinin goditje me pendrek, dru dhe shkop bejsbolli.

“Aty kanë filluar torturat te Asllan Sllamniku. Isha te Asllani me dy ndihmës të vet, e ka pas një Bezhgjet, ka një herë ia kthejsha serbisht, se ma mirë e merrsha vesh ashtu. Ai kish qenë i Maqedonisë, i Shkupit, më duket Bezhgjet Bezhgjeti. Dhe një Bafti (Jakupi) prej Medvegje, thoshte se është profesor i fizkulturës. Kanë qenë shumi brutal. Tepër të egër, aq shumë kanë ushtruar dhunë dhe torturat sa që është e vështirë me i përshkruar. Përveç pendrek edhe dru, shkop bejsbolli… torturat kanë qenë të përnatshme.

Hetimet kanë qenë dy herë në ditë… kurse torturat natën, si u fikshin dritat të thirrshin Berisha eja, torturat vazhdonin deri në ora 3 të mëngjesit… Këta tre më kanë maltretuar, ka pasur edhe serbë, po atyre nuk kam arritur me ua mësu emrat. Ata (serbët) më kanë mbajtë, këta (shqiptarët) më kanë maltretuar”, ka thënë Berisha në Debat Plus.

spot_img

Të fundit

Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin...

Gjermania “ngrin” eksportet e armëve drejt Izraelit

Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve...

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë...

Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin e vendit të vet për të blerë armë nga Izraeli përkundër luftës në Gazë, duke...

Gjermania “ngrin” eksportet e armëve drejt Izraelit

Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve në drejtim të Izraelit, me qëllimin për të zgjidhur problemet ligjore që kanë lindur. Reuters konfirmon...

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë Kurti për ‘zhytje’ në korrupsion. Në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10,...