Tifozët serbë kanë vazhduar me thirrje skandaloze nëpër rrugët e Gjermanisë.
Sot para ndeshjes me Danimarkën, ata nëpër rrugët e qytetit gjerman kanë valëvitur flamuj të Rusisë dhe kanë thirrur emrin e presidentit të saj, Vladimir Putin.
UEFA zyrtarisht ka ndaluar flamujt rusë që të shfaqen në ndeshjet e Evropianit, ndërsa Putini është i kërkuar nga Gjykata e Hagës.
Serbët më herët u përleshen me policinë gjermane. Pati arrestime.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, huliganët serbë kanë kënduar “mbytni shqiptarët”.
Tifozët serbë edhe në dy ndeshjet e para patën thirrje skandaloze për Kosovën, për çka ishte ankuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.