Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Serbët fillojnë të bëhen gati për protestë, dy autobusë nisen nga Republika Srpska për në pikën kufitare në Bërnjak

Serbët fillojnë të bëhen gati për protestë, dy autobusë nisen nga Republika Srpska për në pikën kufitare në Bërnjak

Kryetari i së ashtuquajturës “Shoqatë e qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë”, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se sot do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës. Dy autobusë me protestues po vijnë nga Republika Srpska, në pikën kufitare 31- Në Bërnjak.

“Dy autobusë janë nisur nga Republika Sërpska. Ata pritet t’i bashkohen protestës së paralajmëruar. Ata do të shkojnë në pikën kufitare në Bërnjak”, thonë burimet e Gazeta Blic.Siç raportojnë mediat serbe, bllokada do të fillojë në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës.

Gjithashtu kërkojnë që KFOR-i të merr kontrollin e veriut të Kosovës, raporton GazetaBlic.