Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ​Senati aprovon kandidaturën e David Kostelancik si ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri

​Senati aprovon kandidaturën e David Kostelancik si ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri

Senati amerikan miratoi sot kandidaturën e diplomatit të karrierës, David Kostelancik për postin e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, shkruan faqja foreign.senate.gov.

Kostelancik ishte propozuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden për të zëvendësuar ambasadoren aktuale, Yuri Kim.

Kostelancik ka një karrierë të gjatë në diplomacy. Ai ka punuar edhe në ambasadën amerikane në Tiranë.

Kostelancik deklaroi se lufta kundër korrupsionit në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor është përparësi e SHBA-së.

Ka qenë edhe Drejtori i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtori i Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjit.

Aktualisht mban detyrën e këshilltarit të stafit ushtarak në Pentagon. Nga jetëshkrimi i tij mësohet se ai flet shqip, rusisht, hungarisht dhe turqisht.

/TV Arbëria

Powered by WordPress