Senaca e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka nisur me probleme.
Edhe pse ishte paralajmëruar të fillojë në orën 11:00, mbledhja ende nuk ka nisur siç duhet.
Në mbledhje mungon edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, një mungesë që është kritikuar nga asambleistët e VV-së dhe PDK-së.
Sipas informacioneve të TV Arbëria, kryetari Rama ndodhet jashtë vendit, më saktësisht në Holandë, dhe si rezultat, i është pamundësuar prezenca në Kuvend. /TV Arbëria