Ikona e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu është në gjendje të keqe shëndetësore.
Ai është shtrirë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, mëson TV Arbëria nga burimet e saj.
Fejzullahu ishte paraparë të performonte në natën e parë të festivalit “Mërgata Fest & Sports 2025”, në sheshin “Adem Jashari”, në Lipjan, por për shkak të gjendjes së tij, ai nuk ka ardhur fare.
Ndryshe, në këtë koncert performuan figura të njohura të muzikës shqipe si Leonora Jakupi e Arta Bajrami. /TV Arbëria.