Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Sëmundja më e përhapur tek shërbyesit civil, kanceri”/ Gashi, kryetari i SPAK-ut: Kushtet e punës janë jo të mira

“Sëmundja më e përhapur tek shërbyesit civil, kanceri”/ Gashi, kryetari i SPAK-ut: Kushtet e punës janë jo të mira

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi, i ftuar në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria, me moderatorin Resim Morina, ka folur rreth sfidave të shërbyesve civilë.

Ai ka thënë se kërkesa e sindikatës nuk është vetëm për paga, siç është interpretuar nga Qeveria e Kosovës. Ai theksoi se kërkesat janë edhe për kushte më të mira pune.

“Çështja e sindikalizmit është keqkuptuar ose, më mirë, është dashur të keqinterpretohet nga strukturat e qeverive dhe nga kjo qeveri aktuale, për arsye sepse gjithmonë na kanë atakuar përse kërkoni vetëm paga. Ne, krahas të drejtës për pagën dhe të drejtave të tjera, konsiderojmë se kushtet e punës janë jashtëzakonisht jo të mira në sektorin publik, duke e marrë parasysh që në zyret ku punojnë shërbyesit civil, janë zyra që nuk i plotësojnë kushtet. Ka zyra që janë tri metra me tri metra, ku punojnë tre ose katër punëtorë dhe, krahas këtyre, janë edhe pajisjet elektronike,” ka thënë ai.

Ai tutje shton se sëmundja më e përhapur tek shërbyesit civilë është kanceri.

“Mund të them me të drejtë që sëmundja më e përhapur tek shërbyesit civilë apo tek zyrtarët publikë është, fatkeqësisht, sëmundja e kancerit,” ka thënë ai në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria