Blog Post

Arbëria TV > Sport > Selmani s’po ndalet me gola në Rumani

Selmani s’po ndalet me gola në Rumani

Sulmuesi kosovar Astrit Selmani ka shënuar sërish gol në elitën e futbollit të Rumanisë.

Ai shënoi një gol në barazimin 2:2 të Dinamo Bukureshtit ndaj Poli Iasit, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe i takoi javës së pestë të futbollit rumun.

Selmani shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e tretë, ndërsa luajti deri në fund të takimit.

Për sulmuesin 27-vjeçar ishte goli i tretë në pesë paraqitje.