Gazetari në Maqedoninë e Veriut, Naser Selmani deklaroi se situata me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është shumë ë ndërlikuar.
Kështu potencoi ai gjatë intervistës me Rid Berishën për Tv Arbëria, teksa theksoi se qeveria aktuale është anti evropiane me rëtotikë të Vuçiqit.
“Situatë është shumë e ndërlikuar, edhe pse janë zgjedhjet lokale rëndësia e këtyre zgjedhjeve ka karakter shumë më të gjerë se sa ato lokale. Ne kemi një qeveri që është anti evropiane që përdorë retorikën e Vuçiqit”, theksoi gazetari në “ARB DEBAT”.
Madje sipas tij, qeveria aktuale nuk dëshiron ta integrojë Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian.
“Kjo qeveri nuk dëshiron ta integrojë Maqedoninë në Bashkimin Evropian, as ta nisë procesin. Në Maqedoni egziston një realitet paralel./TV ARBËRIA./
EMISIONI I PLOTË: