Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi në Ferizaj bënte kalkulime ta rëzonte FC Malishevën nga Superliga.
Ai tha se Agim Ademi kishte bërë kalkulime duke kurdisur ndeshje, për ta siguruar mbijeteseën Ferizaji.
“Klubi i Malishevës përmendej në çfardo forme si një klub potencial për rënie nga liga, nga bisedat joformale rezultonte se Malisheva nuk e ka përkrahjen e FFK-së apo të Agim Ademit dhe kësisoji do të duhej të largohej nga superliga. Sot, Malisheva ka siguruar ekzistencën në Superligën e Kosovës”, ka shkruar Selmani.
“Po, Malisheva mbase ishte në vdekje klinike, megjithatë klubi i “Katunit dhe i katunarve!”, u mobilizuan, i ranë rrugës trup nëpër lloq dhe ia dolën, dhe ia dolën me dinjitet, deri sa “Sheherlitë” ende me kalkulator në dorë”, ka përfunduar ai.
Kujtojmë që skuadra e Malishevës e ka siguruar ekzistencën në Superligë, kurse Ferizaj do të luajë në Barazh me Lirinë e Prizrenit.
/TV Arbëria