Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Selmanaj: Pse po i mbron abuzuesit Albin, edhe ai vetë është i përfshirë

Selmanaj: Pse po i mbron abuzuesit Albin, edhe ai vetë është i përfshirë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka pyetur se pse kryeministri, Albin Kurti po i mbron abuzuesit.

Ai ka thënë se Kurti ka arritur të krijojë një parti-individ dhe kjo thotë se vërehet edhe në gjykimin e miltantëve.

Selmanaj ka përmendur disa nga aferat korruptive.

Reagimi i tij:

PSE PO I MBRONË ABUZUESIT ALBIN?

Kurti ka arritur të krijojë një parti-individ. Edhe në sytë dhe në gjykimin e militantit:

Kur vjedh Liburn Aliu – nuk ka vjedh Albini.

Kur vjedh Rozeta Hajdari – nuk ka vjedh Albini.

Kur vjedh Martin Berisha – nuk ka vjedh Albini.

Kur vjedh Nagip Krasniqi – nuk ka vjedh Albini.

Kur vjedh Hysen Durmishi – nuk ka vjedh Albini

Kur vjedh Faton Peci – nuk ka vjedh Albini.

Kur vjedhin në 2123 kontrata sekrete – nuk ka vjedh Albini.

Kur vjedhin në librat e fëmijëve tanë – nuk ka vjedh Albini.

Kur dënohet Donika Gërvalla – nuk është dënu Albini.

Kur dënohet Rozeta Hajdari – nuk është dënu Albini.

Kur arrestohet Faruk Mujka – nuk është arrestu Albini, etj,etj.

Por, ajo që qytetarët duhet të dinë është se Albin Kurti, me dorën e vet, i ka vendosur këta persona në këto pozita për të vjedhur dhe abuzuar. Hajnat dhe abuzuesit duhet të shkarkohen, të ndëshkohen e të dënohen.

Por këtë nuk e bën Albini. Në fakt, ai i mbron me gjithë forcë secilin prej tyre.

Kjo lehtësisht nxjerrë përfundimin se edhe ai vetë është i përfshirë. Përndryshe, pse ka nevojë t’i mbrojë abuzuesit?!

Powered by WordPress