Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Selmanaj: Nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën dhe me perkrahë Albin Kurtin

Selmanaj: Nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën dhe me perkrahë Albin Kurtin

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier për raportet e Qeverisë Kurti me Amerikën.

Selmanaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pavarësisht se Kurti ka prishur raportet me Amerikën, SHBA përsëri e përkrah popullin e Kosovës.

“Edhe pse i zoti i shtëpisë ka ndërruar kahje dhe ka dëmtuar marrëdhëniet me aleatin 🇺🇸e përhershëm të Kosovës, SHBA edhe një herë na konfirmon se, ndryshe nga qeveria e Kosovës, Amerika nuk e braktis interesin e popullit të Kosovës. Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë. Nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën dhe me perkrahë Albin Kurtin”, ka shkruar Selmanaj. 
Postimi i plotë:

Themes by WordPress