Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas dakordimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbi propozimin evropian, i cili pritet të publikohet së shpejti.
Ai ka vlerësuar se Kurti po kthehet nga Brukseli plot hipokrizi, mashtrim e tradhti.
Selmanaj ka shkruar:
Me Albin Kurtin Kryeministër:
Zajednica – KALON
Statusi special i kishave – KALON
Njohja Reciproke – NUK KALON
Zbardhja e fatit të të pagjeturve – NUK KALON
Kërkim falja – NUK KALON
Dëmshpërblimi – NUK KALON
Ja ku e solli Kosovën ky njeri!.
Plotë hipokrizi, mashtrim e tradhti.
/TV Arbëria