Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Selmanaj-Kurtit: Një ditë ke me u heq prej kryeministrit, besoj shpejt

Selmanaj-Kurtit: Një ditë ke me u heq prej kryeministrit, besoj shpejt

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të tregojë pse qeveria nuk ka reaguar pas deklaratës së presidentes, Vjosa Osmani në Mal të Zi, se çështja e demarkimit të kufirit ka përfunduar.

Kurti ka thënë se nëse deputetët e Kosovës do ta dinin se nuk do të ketë liberalizim të vizave pas ratifikimit të asaj marrëveshje, nuk do ta votonin atë.

“Jam i bindur që ratifikimi është realizuar në ketë kuvend me çfarë unë nuk jam pajtuar e nuk pajtohem, për shkak se është besuar që menjëherë do të vijë liberalizimi i vizave. Po ta dinin deputetët më 21 mars të vitit 2018 që edhe pas ratifikimit nuk ka liberalizim jam i bindur që nuk do ti kishte 80 vota siç i pati. Një votë po të mungonte atëbotë nuk do të bëhej ratifikimi. Tash dy komisionet kanë pasur misione të ndryshme, komisioni i Malit të Zi e ka pasur misionin për caktim të kufirit, komisioni i Kosovës e ka pasur misionin shënjimi i kufirit, komisione me misione të ndryshme andaj edhe kemi thënë prisni pak se duhet korrigjim e shqyrtim paraprak para ratifikimit. Kjo nuk është bërë, unë nuk mund të bartë barrën e gabimeve të qeverive të mëhershme. Mirëpo jam shumë i gatshëm dhe i interesuar që në një moment të përshtatshëm të koordinohemi me Podgoricën zyrtare për ta rregulluar këtë çështje. Momenti tani në këtë muaj ose në këtë ditë kur ju e bëni pyetjen nuk është i përshtatshëm, ne kemi një kryeministër në detyrë i cili është i rrëzuar atje dhe i kemi së shpejti zgjedhjet për president të ri të Mali të Zi”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, deputeti i LDK-së ka thënë se për çështjen e demarkacionit, Kurti ka krijuar një situatë të rendë në Kosovë, derisa ishte në opozitë.

Sipas tij, veprime të tilla kanë shkaktuar mos-liberalizmin e vizave për Kosovën.

“Ti një ditë ke me u heq edhe prej kryeministrit, besoj ndoshta edhe shpejt, por një gjë e ke vendosë në Kosovë një standard e që ka me shku gjatë është mashtrimin dhe gënjeshtrën e ke bërë standard i me ardh dikush në politikë dhe në pushtet. Ne edhe mund t’i harrojmë por mos harrojnë gjë, ata të cilët kanë qenë në pushtet kur ti ke përdorë dhunë në Kosovën, kanë qenë në pushtet në ShBA, janë edhe sot ata, edhe ne nëse i harrojmë, ata nuk i harrojnë. Ndoshta të shtojnë në siklet në ndonjë situatë po kështu qenka politika dhe si e tillë kështu kemi me kalu me juve, një mashtrues, gënjeshtar”, ka thënë Selmanaj. /TV Arbëria

Powered by WordPress