Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Selmanaj: Kurti është politikani që gjithë angazhimin e ka mbi baza mashtrimi dhe propaganda

Selmanaj: Kurti është politikani që gjithë angazhimin e ka mbi baza mashtrimi dhe propaganda

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë për rritjen e pagave për sektorin publik.

Selmanaj tha se kjo rritje konsiderohet si e vogël, madje ai shtoi se me këtë veprim Qeveria ka bërë shkelje të Kushtetutës.

”Kurti thotë që edhe kur është rregullu ligji për herë të parë, ka pas kategori të caktuar të rritjeve, por ka pasur edhe zvogëlim të pagave, Kurti dinë me lojë fjalësh demagogjinë e perfeksionuar që e ka që të shes gjërat të pa qena e të pa vërteta t’i drejtohet popullit”, tha Selmanaj.

Ai tutje ka shtuar se ” Kurti është njëri prej politikanëve që nuk e di që e njeh historia e shqiptarëve gjithë angazhimin e vetë e ka mbi baza mashtrimi dhe propaganda”.

Powered by WordPress