Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Selmanaj: Kurti dhe koalicioni qeverisës po shkatërrojnë themelet e shtetit demokratik

Selmanaj: Kurti dhe koalicioni qeverisës po shkatërrojnë themelet e shtetit demokratik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe koalicioni qeverisës, po shkatërrojnë themelet e shtetit demokratik.

Ai në një shkrim në Facebook ka përmendur disa prej veprimeve të pushtetit:

“- Përgjojnë paligjshëm gazetarë;– Detyrojnë Institucionet e Pavarura, pas tre muajsh t’i ndryshojnë dhe falsifikojnë raportet e tyre;

– Sulmojnë Gjykatën Kushtetuese;– Sulmojnë organet e pavarura të sistemit të drejtësisë;

– Mbi 2 vite e lënë vendin pa Kryeprokuror;– Udhëheqin institucionet me metoda parapolitike;

– Ikin si të ligë nga seancat e Kuvendit, nga frika e ballafaqimit me opozitën;– Në vend të bashkëpunimit me opozitën shqiptare, bashkëpunojnë me “zemljakët” dhe “bratet” e tyre;

– Vjedhin paturpësisht në ujë, miellë, krip dhe vaj;– Vjedhin në energjinë elektrike;

– Vjedhin në librat e fëmijëve tanë;– Vjedhin dhe abuzojnë me 2123 kontrata sekrete;

– E lënë Ushtrinë e Kosovës pa ushqimin e nevojshëm!.”Në fund, Selmanaj ka thënë:

“Fundi politikë i Albin Kurtit dhe logjikës së tillë qeverisëse, është shërbimi më i madh kombëtarë që mund t’i bëhet vendit!”

Powered by WordPress