Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka mbajtur asnjë premtim. Selmanaj ka përmendur premtimin e Kurtit se nuk do të shkojë në dialog me Serbinë pa kërkim falje dhe se do ta kushtëzojë dialogun me të pagjeturit.
Selmanaj thotë se Kurti s’e ka mbajtur asnjë prej këtyre dy premtimeve dhe për më keq ka pranuar Marrëveshjen e Ohrit, që sipas deputetit të LDK-së, ëshë në dëm të Kosovës.
Sipas deputetit të LDK-së, Qeveria Kurti ka menaxhuar me 12 miliardë euro dhe nuk e ka lënë as edhe një shenjë.
Postimi i tij: