Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Selmanaj i LDK-së: Kurti nuk e ka hallin e minatorëve por tek rezultati i zgjedhjeve

Selmanaj i LDK-së: Kurti nuk e ka hallin e minatorëve por tek rezultati i zgjedhjeve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pasi minatorët e Trepçës nuk i kanë marrë pagat e tyre nga qershori.
Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka thënë se Kurti ka premtuar se në Trepçë do të riparonin kapacitetet ekzistuese, të fusnin teknologjinë e re, të shtonin prodhimin dhe hulumtimin, si dhe të shtonin kualifikimin e punëtorëve.

Sipas Selmanaj, kjo nuk u realizua ndonëse 64.26% e qytetarëve të Mitrovicës e votuan.

“Në të gjitha këto premtime DËSHTOJ! Ndërsa sot, kur minatorët jetojnë në kushte të tmerrshme dhe ende nuk i kanë marrë pagat e dy muajve, Albin Kurti i premton vetes se në vitin 2025 do të fitojë edhe më shumë vota se në vitin 2021. Ky nuk e ka hallin e minatorëve dhe të kësaj shoqërie, por tek rezultati i zgjedhjeve që do mbahen së shpejti!”, ka shkruar Selmanaj.
Postimi i tij në Facebook: