Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Selimi-Trëndafilovës: Askush nuk i beson procesit në Speciale

Selimi-Trëndafilovës: Askush nuk i beson procesit në Speciale

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka reguar ndaj një videoje të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterin Trendafilova, duke kritikuar funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e emërimit të gjyqtarëve dhe kontaktet e tyre me diplomatë.

Në një reagim, Selimi ka deklaraur se Gjykata Speciale është e vetmja gjykatë në botë ku kryetarja e gjykatës emëron gjyqtarët si për gjykatën e shkallës së parë, ashtu edhe për atë të apelit.

Ai gjithashtu ka thënë se kjo është e vetmja gjykatë në botë ku gjyqtarët dhe prokurorët marrin pjesë së bashku në takime konfidenciale informuese me diplomatë.

“Pra, jo – askush nuk i beson procesit”, ka shkruar Selimi, duke shprehur mosbesim ndaj procesit gjyqësor në Hagë.