Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Selimi: Kurti në zgjedhjet e ardhshme do të garojë rreth Serbisë, Serbisë, Serbisë

Selimi: Kurti në zgjedhjet e ardhshme do të garojë rreth Serbisë, Serbisë, Serbisë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, në një postim në platformën “X”, ka thënë se ndryshe nga zgjedhjet e kaluara ku kryeministri Albin Kurti garonte për arsye ekonomike dhe korrupsioni, këtë herë Kurti do të përdorë kartën “Serbi” dhe paralajmërimet për luftë të mundshme.

“Kurti & VV garoi për ekonomi dhe korrupsion në zgjedhjet e kaluara kur fituan bindshëm. Këtë herë ai garon rreth Serbisë, Serbisë, Serbisë. Kjo është politikë identitare, paralajmërime për luftë të afërt; pjesa veriore e vendit; vetëviktimizues përballë perëndimit. A do të funksionojë formula e re?”, tha ai.

/TV Arbëria