Ish-kryediplomati nga Kosova, Petrit Selimi ka thënë se në bisedat që ka pasur me një numër diplomatësh që e përkrahin sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës ata kanë shprehur qëndrimin e tyre se 6 pikat e kryeministrit Kurti për Asociacionin janë “hap në drejtimin e duhur”.
“Një numër diplomatësh nga shtetet që mbështesin sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës me të cilët kam folur thonë që “6 pikat” janë “hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar Selimi.
Ai tutje thotë se shumica prej gjashtë pikav janë të përfshira në propozimin franko-gjerman që përkrahet edhe nga SHBA-ja.
“Megjithatë, koha është thelbësore, duke pasur parasysh zgjedhjet lokale të prillit”, përfundon Selimi.
Number of diplomats I’ve talked to from countries supporting sovereignty & independence of Kosovo say PM Kurti’s “6 points” are a “step in right direction”. Most points are already embedded in the joint 🇫🇷🇩🇪🇺🇸🇪🇺 plan. Time is of essence though, considering April local elections.
— Petrit Selimi (@Petrit) February 4, 2023
/TV Arbëria