Lëvizja për Rikthim ka marrë një përgjigje zyrtare nga Sekretaria e Shtetit e Vatikanit në lidhje me kërkesën e saj për njohjen e Republikës së Kosovës nga Selia e Shenjtë.
Letra, e datës 25 mars 2026, e firmosur nga Imzot Paul R. Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, konfirmon se kërkesa e Lëvizjes për Rikthim është marrë parasysh dhe çështja e njohjes së Kosovës është paraqitur në instancat më të larta të Kishës Katolike.
“Në përgjigje të letrës Suaj drejtuar Atit të Shenjtë Papa Leone XIV… dëshiroj t’Ju njoftoj se është marrë në konsideratë ajo që keni shprehur,” thuhet në dokument.
Ky lajm dëshmon se zëri i popullit të Kosovës është dëgjuar dhe çështja e njohjes nga Selia e Shenjtë vazhdon të trajtohet me seriozitet të lartë.
📄 Dokumenti i plotë i përgjigjes së Vatikanit është si më poshtë:
Vatikan, 25 mars 2026
Nr. 3596/26/RS
E nderuara Zonjë,
Në përgjigje të letrës Suaj drejtuar Atit të Shenjtë Papa Leone XIV, e cila i është përcjellë kësaj Sekretarie të Shtetit përmes postës elektronike më 17 nëntor 2025, me të cilën Ju, në emër të popullit të Kosovës, keni paraqitur kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës nga Selia e Shenjtë, duke Ju falënderuar për letrën Tuaj, dëshiroj t’Ju njoftoj se është marrë në konsideratë ajo që keni shprehur.
Duke Ju shprehur konsideratën time të lartë, Ju përshëndes me respekt.
(+ Paul R. Gallagher)
Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare
Drejtoreshë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare,
Dr. Luljeta Pula
Lëvizja për Rikthim, Prishtinë
