Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Sekuestrohet duhan i kontrabanduar nga Shqipëria në vlerë 130 mijë euro

Sekuestrohet duhan i kontrabanduar nga Shqipëria në vlerë 130 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar duhan në vlerë rreth 130 mijë.

Sipas njoftimit, duhani është gjetur në një furgon i cili është ndalë në fshatin Kojush në Vërmicë, derisa dyshohet se i njëjti është sjellë nga Shqipëria në mënyrë të kontrabanduar.

“Policia ka ndalur automjetin-kombi (furgon) në të cilin janë gjetur një sasi e konsiderueshme e duhanit 2390 kg, me vlerë rreth 130.000 € e cila dyshohet që është sjellë kontrabandë nga Republika e Shqipërisë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje./TV Arbëria./