Policia e Republikës së Kosovës njofton se janë dëgjuar të shtëna armësh në një lokal kafe-bar.
“Më datë 18.05.2025, rreth orës 00:20, në fshatin Korishë, përderisa patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri ka qenë duke zhvilluar pikë kontrolli, në afërsi janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë duke lokalizuar lokacionin, i cili ishte një lokal kafe-bar.
Patrulla policore ka siguruar vendngjarjen dhe, me urdhër të prokurorit, është bastisur lokali.
Në vendngjarje, gjatë bastisjes, është gjetur një pistoletë si dhe 6 (gjashtë) gëzhoja. Provat janë marrë nga njësia e krim-teknikës dhe hetuesi kujdestar.
I dyshuari që ka shtënë me armë është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Në këtë rast është sekuestruar arma dhe janë filluar hetimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.
