Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Sekuestrohen mjete motorike në Leposaviq

​Sekuestrohen mjete motorike në Leposaviq

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë urdhër të përkohshëm ndalues për mjete motorike që më datë 20 maj 2025 i janë zënë të dyshuarit S.V., në Popovcë të Leposaviqit, pasi i njëjti ishte duke gërmuar shkëmbin me makineri të rëndë dhe pa leje përkatëse.

Me këtë rast është dhënë urdhër i përkohshëm ndalues për mjetet motorike – një kamion i markës Volvo 380 ngjyrë e kaltër me tabela vendore regjistrimi, një buldozer Ulta 150 L, ngjyrë e verdhë pa dokumente.

Ndaj të dyshuarit është hapur rast për veprën penale ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit.