Prokuroria Themelore në Pejë ka realizuar një nga aksionet më të mëdha antidrogë që nga paslufta, duke sekuestruar mbi një ton drogë.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Shkodran Nikçi, vlera e drogës kap shifrën e 5 milionë eurove.
Operacioni është ende duke u zhvilluar, ndërkohë që priten detaje të tjera rreth hetimeve.
“Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë. Vlera e drogës është rreth 5 milion euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta. Aksioni është në zhvillim…”, ka shkruar Nikçi në Facebook.