Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zbuluar dhe ndaluar një sasi prej 720 palësh patika gjatë një kontrolli të detajuar të një ngarkese komerciale. Sipas autoriteteve, mallrat e sekuestruara dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
“Pas verifikimit të kryer nga oficerët doganorë, është konstatuar se mallrat e ndaluara përfaqësojnë imitim të markave të mbrojtura ndërkombëtarisht, duke përbërë shkelje të legjislacionit në fuqi që rregullon të drejtën e pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftimin nga Doganës së Kosovës.