Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka marr pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s.
Jans Stoltenberg ia ka dorëzuar detyrën sekretarit të ri të NATO’s, Mark Rutte.
Zemaj ka uruar Mark Rutte në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke falënderuar Stoltenbergun për mbështetjen e vazhdueshme në procese të ndryshme për vendin tonë.
Postimi i plotë:
Nder i veçantë historik që sot të jem pjesëmarrës dhe të përfaqësoj Republikën e Kosovës në ceremoninë e cila me aktivitete të ndryshme po shënon kalimin e detyrës nga ish Sekretari i Përgjithshëm z.Jens Stoltenberg tek Sekretari ri i Përgjithshëm i NATO-s, z.Mark Rutte.
Urime të përzemërta dhe gjitha të mirat në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Të bindur se udhëheqja e tij do të jetë vendimtare jo vetëm për NATO-n por për gjithë sigurinë dhe stabilitetin tonë euroatlantik dhe për mbështetjen për integrimin e vendit tonë drejt antrësimit në Aleancë.
Po ashtu falenderim dhe mirënjohje për ish Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg për mbëshetjen e vazhdueshme në procese të ndryshme për vendin tonë, e sidomos për gurthemelin e bashkëpunimit institucional në mes Kosovës dhe NATO-s përmes marrëdhënieve aktuale “NDERVEPRIMIT TË SHTUAR NATO- KOSOVË. Ishte nder të punoj dhe tê veproj këtu në NATO në lidershipin e tij dhe të shoh nga afër përkushtimin e madh gjatë kësaj kohe për rajonin tonë, për sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për të ardhmën tonë.
Së bashku drejt të ardhmës, urime dhe suksese!