Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin do të mbetet i shtrirë në spital “në gjendje të mirë.
Ky është konfirmimi i Pentagonit, lidhur me trajtimin që Austin është duke bërë për kancer të prostatës, raporton BBC.
Në një qëndrim, thuhet se Austin u është rikthyer disa prej detyrave dhe “kontaktit me stafin e tij të lartë”.
Më tej theksohet se nuk ka datë specifike se kur ai mund të lirohet nga spitali.
70-vjeçari, është pranuar në një njësi të kujdesit intensiv më 1 janar pas komplikimeve të pasuara nga një operim i bërë në fund të dhjetorit.