Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Jan Stoss, ka realizuar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të misionit të KFOR-it.
Pas pritjes dhe informacioneve të ofruara nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, Stoss vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga koloneli Müller, komandant i kontingjentit gjerman.
Gjatë vizitës, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ai gjithashtu u informua nga afër mbi operacionet e përditshme të trupave gjermane dhe sfidat me të cilat ato përballen në terren.