Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sefaj thotë se cilado parti që vie në pushtet do ta ketë problem ta drejtojë vendin për shkak të kërkesave nga diplomacia amerikane

Sefaj thotë se cilado parti që vie në pushtet do ta ketë problem ta drejtojë vendin për shkak të kërkesave nga diplomacia amerikane

Analisti Ali Sefaj ka deklaruar se ngërqi politik nëpër të cilin po kalon vendi po ndodhë për shkak të pamundësisë për të gjetur partner nga partia fituese.

Por përveç kësaj, Sefaj tha se kjo po ndodh edhe si rezultat i diplomacisë amerikane duke theksuar se cilado parti që vie në pushtet është problem për shkak të kërkesave nga administrate Trump.

“Përveç pamundësisë për me gjetë partner është edhe rezultat i diplomacisë amerikane është problem për cilëndo arti që ka me e drejtu vendin për arsye se kërkesat e tyre mund te jenë joproporcionale me mundësitë tona për arsye se Trump ka tregu që nga mbështetja amerikane nuk jep asgjë falas. E ne për shumë vite jemi mësuar që të marrim garanci dhe ndihmesa të kohë pas kohshme financiare duke mos kthyer kurgjo në këmbim”, tha më tej Sefaj.