Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sefaj për KQZ: Nuk ka ra borë pak ma herët me i nxanë të papërgatitur

Sefaj për KQZ: Nuk ka ra borë pak ma herët me i nxanë të papërgatitur

Analisti Ali Sefaj ka hedhur kritika kundrejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mospërmbushjen e obligimeve të saj.

I ftuar në emisionin “N’PULT”, Sefaj tha se ky institucion funksionin për këtë punë, derisa ironizoi duke thënë “nuk ka ra borë pak ma herët me i nxanë të papërgatitur”.

“Ajo çka vërehet kësaj radhe është dështimi i KQZ’së që të përmbushë obligimet e saj që të mos na qojë dëm një proces zgjedhor, i cili edhe përkudnër vërejtjeve që kanë pasë vëzhguesit, nga shoqëria civile dhe partitë politike meghithatë ka qenë proces i rregullt që i ka përmbushë kriteret dhe standardet e kërkuara. Dhe që fatkeqësisht KQZ’ja ka dështu ta përmbushë detyrën e saj për arsye se ata janë organ të cilët funksionojnë enkas për këtë punë. Nuk ka ra borë pak ma herët me i nxanë të papërgatitur”, tha Sefaj në TV Arbëria.