Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Seanca në Apel, Fredi Beleri: U arrestova në emër të Kryeministrit

Seanca në Apel, Fredi Beleri: U arrestova në emër të Kryeministrit

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, së fundmi edhe eurodeputet i zgjedhur me siglën e partisë greke, Nea Demokracia, e ka konsideruar arrestimin e tij në 12 maj 2023, si politik.

Në seancën që po zhvillohet në Apelin e GJKKO-së, beleri, ashtu si edhe avokatja e tij, i ka konsideruar provat të manipuluara.

Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që të japin një vendim të drejtë në mënyrë që të kenë të qetë ndërgjegjen.

Raportohet se gjatë fjalës së tij, Fredi Bleri, tha “jam arrestuar në emër të kryeministrit dhe provat janë manipuluar. Unë ndërgjegjen e kam të qetë dhe ju kur të shpallni vendimin ta keni të qetë ndërgjegjen tuaj”