Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Seanca konstituive mbahet nesër

Seanca konstituive mbahet nesër

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në përpjekjen e radhës, të parën pas aktgjykimit të ri të Gjykatës Kushtetuese, për konstituimin e legjislaturës së nëntë të institucionit legjislativ.

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Kosovës, mbledhja do të mbahet duke filluar nga ora 11:00 dhe në rend dite janë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Kjo është seanca e parë që mbahet pas masës së përkohshme që nuk lejonte deputetët të marrin asnjë vendim, deri në publikimin e vendimit të ri të Gjykatës Kushtetuese.