Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Seanca e VV’së, Zemaj: Mjet populist për ta zhveshur Kurtin nga përgjegjësia e dështimit, është jolegjitime

Seanca e VV’së, Zemaj: Mjet populist për ta zhveshur Kurtin nga përgjegjësia e dështimit, është jolegjitime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në konferencën për media, ka thënë se kjo e fundit është më legjitime se sa seanca e thirrur nga Vetëvendosja për në orën 11:00.

‘’Po ju drejtohem përmes konferencë e cila është më legjitime se seanca e thirrur sot në orën 11 nga VV’ja. Një seancë e cila është një mjet popullist dhe veprim politik më të cilin VV’ja është mësuar të veprojë.  Për të fshehur mungesën e numrave, sot po provohet treni i fundit, një seanca jolegjitime, jologjike dhe plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues. Vetëm që Kurti dhe VV’ja të zhveshët nga përgjegjësia e dështimit të saj. LDK nuk merr pjesë në një proces kaq të papërgjegjshëm. LDK refuzon mënyrën e papërgjegjshme me të cilën VV po tenton sërish të përdor institucionet e Republikës si instrument të lojërave të saj politike.’’, ka thënë ai